Presidenti rus Vladimir Putin vaksinohet nesër kundër Covid-19

Screenshot_18-8.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin do të vaksinohet nesër. Lideri rus nuk ka specifikuar se cilën nga tre vaksinat ruse kundër Covid do të marrë.

Vaksina kryesore e disponueshme publikisht në Rusi është Sputnik V, e cila është aprovuar edhe në vende të tjera. Moska gjithashtu ka dhënë aprovim emergjent për dy vaksina të tjera të brendshme, EpiVacCorona dhe CoviVac.

“Vaksinimi është një opsion i secilit person, vendimi i tij personal. Më duhet t’ju them se kam ndërmend ta marr vaksinën vetë nesër,” tha ai gjatë një takimi.

Putini tha se ishte jetike të rritet prodhimi i vaksinave për përdorim në Rusi, ku 4.3 milion njerëz kanë marrë deri më tani të dyja dozat e një vaksine me dy faza.

Ai tha se Rusia kishte nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për të furnizuar dozat e Sputnik V për 700 milion njerëz.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303