fbpx

Presidenti ukrainas refuzon bisedimet në Minsk: Negociatat e ndershme bëhen…

presidenti-ukrainas.jpg

Autoritet ruse kanë deklaruar se një delegacion diplomatik ka mbërritur në Bjellorusi, me pretendimin për uljen në bisedime me Kievin në qytetin e Minskit. Por,  presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.

Megjithatë, ai e lë të hapur derën për negociata në vende të tjera. “Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori juaj, ne mund të bisedonim në Minsk… qytetet e tjera mund të përdoren si vend për bisedime. Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku , ua kemi ofruar rusëve.

Çdo qytet tjetër do të na përshtatet gjithashtu, në një vend, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës”, tha Zelensky. Kujtojmë se lufta në Ukrainë vazhdon për katër ditë rresht dhe raportohen me qindra të vdekur nga të dy palët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303