Presidenti Zelensky jep shifrat: Kemi vrarë 6.000 ushtarë rusë

zelensky.jpg

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy me anë të një njoftimi dhënë mëngjesin e sotëm ka bërë me dije se pothuajse 6,000 trupa ruse janë vrarë nga ushtria ukrainase në gjashtë ditët e para të luftës.

Megjithatë Rusia nuk ka konfirmuar ende humbjen e ushtarëve rusë.

“Në vijim të njoftimit, presidenti ukrainas këmbënguli se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë me “bomba, goditje dhe raketa”, të cilat kanë sulmuar qytetet e Ukrainës ditët e fundit”, shkruan skynews.

Zelensky pohoi gjithashtu se Moska “synon të fshijë historinë ” pasi memoriali i Holokaustit “Babyn Yar” në Kiev u godit nga një raketë ruse të martën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303