Presidentja e KE, apel të fuqishëm për hapje të negociatave me Shqipërinë

1024px-2018-12-07_Ursula_von_der_Leyen_CDU_Pateitag_in_Hamburg-2547-640x427.jpg

Rrugëtimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është tashmë në udhëkryq.

Për këtë arsye Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, u ka bërë thirrje krerëve të vendeve të Bashkimit Evropian që të çelin negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Von der Leyen ka theksuar se Rusia dhe Kina mund të plotësojnë boshllëkun nëse Bashkimi Europian nuk është i pranishëm në rajon. Në një fjalim në përkujtim të 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, Von der Leyen është shprehur se Europa “ka kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303