fbpx

‘Presim që SPAK të hetojë’, regjisori Budina: Dosja për Teatrin do përkthehet në anglisht dhe…

Regjisori Robert Budina ka theksuar sot nga SPAK se çështja e Teatrit do të hetohet ndërkombëtarisht, duke bërë të mundur edhe përkthimin e dosjes.

Kjo për arsye që të lexohet nga prokurorë të huaj, ku madje çështja do të denoncohet deri në Parlamentin Europian.

”Presim që SPAK të hetojë. Dosjen do e përkthejmë në anglisht dhe kërkojmë hetim ndërkombëtar dhe ta lexojnë prokurorë të huaj. U sulmuan qartësisht artistët dhe qytetarët. Na patë të armatosur, na patë të dhunojmë, asgjë, Teatër, art, trashëgimi kulturore. Në këmbim automatikun në kokë.

Atëhere, që unë të jem edhe objektiv, unë nuk jam jurist, veproj në mënyrë morale. E kanë pranuar disa institucione që dosja të hapet. Tjetra është procedurë teknike. Por procedura teknike këtu ka rënë sepse s’ka drejtësi.Ku janë juristët e tjerë, ku është pjesë e shëndoshë e kësaj shoqërie. I bëj thirrje shoqërisë të reflektojë. Qëllimi jonë shtë të kthejmë tempullin, Teatrin. Demokracia nuk ka për t’u kthyer nëse nuk rindërtojmë Teatrin.

Mua më sulmuan me arëm. Ju e patë të gjithë. Hajde ta fitojmë këtë. Unë besoj tek vetja. Tek energjia positive. Do u heqim alibinë që se kanë këtë vullnet. Do e çojme deri në fund, edhe nëse ata nuk reagojnë. Do luftojmë deri në fund, do luftojë me të keqen. Do shkojmë dhe në PE, do i themi që Shqipëria nuk është vendi i pashpresë. Prokurorët kanë fëmijë, edhe unë kam, e dinë që unë mund të kisha lënë kokën aty. Do vijë dita që do bëhet një lëvizje e madhe.”- tha Budina.