fbpx

Presionet për dorëheqjen e Bashës dhe protestat, vjen mesazhi i fortë nga demokratët e Krujës

basha-ne-zone-e-lire.jpg

Pas thirrjeve për dorëheqje ndaj Lulzim Bashës dhe protestave që janë zhvilluar në Tiranë, demokratët e Krujës dalin me thirrjen e fortë.

Ata theksojnë se janë me Bashën, duke shtuar se populli votoi masivisht për ndryshimin, por pati ndikim krimi e shitblerja e votës, që dëmtuan zgjedhjet.

Postimi i PD së Krujës:

Të nderuar,

Ne si Parti Demokratike Dega Krujë shprehim mbështetjen maksimale për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Z. Lulzim Basha.

Partia Demokratike u paraqit në zgjedhjet e 25 Prillit me një program e platformë të qartë në ndihmë të qytetarëve në ndryshim nga partia në pushtet e cila e kaloi të gjithë fushatën me tallje e fyerje për qytetarët.

Advertisement

Populli votoi masivisht për ndryshim por ndikimi i grupeve kriminale dhe shitblerja e votës e dëmtuan proçesin zgjedhor.

Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen që na jepni çdo ditë dhe ju premtojmë se nuk do të reshtim kurrë në betejën tonë për Demokraci.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303