fbpx

Pretendent për të pasuar Gazhelin, kandidati për ambasador në Turqi bën premtimin e bujshëm

9834a69503032a0775b12afd309782a0_L.jpg

Komisioni i Jashtëm po kryen seancën intervistuese të kandidatit për Ambasador të Shqipërisë në Turqi Kastriot Robon, i cili pritet të zëvendësojë paraardhësin e tij të dorëhequr Gent Gazhelin, i cili u largua nga detyra pas kritikave se injoroi thirrjen e televizionit ‘’Le lene’’ për angazhimin e shpëtimit të vogëlushit shqiptar Alvin Berisha në Siri.

Kandidati Robo e ka nisur prezantimin e tij duke propozuar kthimin në atdhe të eshtrave të patriotit dhe njërit prej figurave më të mëdha në historinë e Shqipërisë, Sami Frashërit. Pasi u pyet nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli për këtë propozim, Robo u përgjigj se nuk është pamundur që finalizohet me sukses kjo iniciativë.

Advertisement

Dialogu Kodheli-Robo:

Kodheli: Në Turqi ndodhen eshtrat e Sami Frasherit, keni menduar momentin që morët këtë propozim që mund teë vijë një ditë që eshtrat e Samiut të kthehen?

Robo: Janë bërë perpjekje për kthimin e eshtrave të Sami Frashërit, por është një figurë kombëtare dhe për vetë turqit. Unë mendoj që nuk është e pamundur, por do ta ndjek me prioritet këtë çështje.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303