Pretendon se vjen nga një planet tjetër, njihuni me djalin që synon të shpëtojë njerëzimin

Vetëm 20 vjeç, Boriska Kipriyanovich i ka befasuar të gjithë me njohuritë e tij për gjithësinë dhe galaktikën. Djali nga Rusia ka fituar vëmendjen e medieve ruse dhe jo vetëm.

Ai madje pretendon se ka fluturuar në Egjiptin e lashtë gjatë jetës së tij të mëparshme si një pilot udhëtimi me anije kozmike, Marsian. Boriska, tha se “njerëzit e tij” kanë një lidhje të fortë me egjiptianët e lashtë. Dhe ai pretendon se jeta në planetin tonë do të ndryshojë përgjithmonë kur sekretet e Sfinksit të Madh në Giza përfundimisht të “zhbllokohen”.

Ai tha: Jeta e njeriut do të ndryshojë kur të hapet Sfinksi: “Ai ka një mekanizëm hapjeje diku pas veshit, nuk e mbaj mend saktësisht”. 20-vjeçari pretendon se ai u dërgua në Tokë për të shpëtuar njerëzit nga një luftë bërthamore apokaliptike. Boriska, nga Volgograd, Rusi, pretendon se ka jetuar në planetin e kuq Mars, përpara se të rilindte në Tokë së bashku me “të tjerët” në një mision për të shpëtuar njerëzimin. Ai pretendon se ‘raca’ e tij Marsiane ishte fshirë praktikisht në një konflikt bërthamor mijëra vjet më parë dhe ai ka frikë se ne tani po shkojmë në të njëjtin drejtim. Boriska thotë se ai nuk është fëmija i vetëm nga hapësira e jashtme në Tokë, duke pretenduar se ka të tjerë si ai, të cilët gjithashtu u dërguan këtu në një mision specifik për të shpëtuar njerëzimin.

Ai pretendon se të gjithë janë rimishërime dhe përmenden si ‘Fëmijët Indigo’ që kanë aftësi të mbinatyrshme dhe i mbijetuan luftërave Marsiane. Ai tha: Më kujtohet ajo kohë, kur isha 14 ose 15 vjeç. Marsianët po zhvillonin luftëra gjatë gjithë kohës kështu që shpesh do të më duhej të merrja pjesë në sulme ajrore me një mikun tim.

“Ne mund të udhëtonim në kohë dhe hapësirë duke fluturuar me anije kozmike dhe vëzhgonim jetën në Tokë me avionë trekëndësh“. Prindërit e vetë Boriska janë të bindur se djali i tyre i talentuar po tregon të vërtetën për jetën e tij të mëparshme në Mars.

Studiuesit e kanë përshkruar atë si një djalë tejet të ndrojtur me inteligjencë mbi mesatare. Njohuritë e tij të shkëlqyera për sistemet planetare kanë habitur ekspertët në të gjithë botën, përfshirë shkencëtarët. Ai filloi të flasë disa muaj pasi lindi dhe në moshën një vjeç e gjysmë ishte në gjendje të lexonte, vizatonte dhe pikturonte. Nëna dhe babai i Boriska nuk i mësuan asgjë rreth hapësirës, por thonë se ai shpesh ulet dhe flet për Marsin, sistemet planetare dhe civilizimet e huaja.