Prifti hero që shpëtoi disa objekte me vlerë në Notre Dame

priest.jpg

Një prift francez, At Fournier, i cili është edhe pjesë e zjarrfikësve, që ndihmoi të plagosurit në sulmin terrorist në Bataclan në Paris dhe që i mbijetoi një sulmi në Afganistan, u bë personazh i ngjarjes së djeshme.

Prifti vrapoi mes flakëve për të shpëtuar disa objekte të çmuara. Zjarrfikësit u lidhën dorë për dorë duke formuar një litar, ndërsa At Fournier u fut brenda dhe arriti të shpëtonte kurorën e gjembave, tunikën e Shën Luisit dhe shumë objekte të tjera me vlerë.

Kryebashkiakja e Parisit, Ana Hidalgo tha se objektet tashmë janë vendosur në një vend të sigurt.

Kurora prej gjembash është përdorur në kryqëzimin e Jezu Krishtit. Ajo është sjellë nga mbreti francez Louis IX në Katedrale më 1238 dhe është e punuar në ar./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303