fbpx

Prifti Italian reagon pas lajmeve nga Shqipëria dhe bën thirrjen e pazakontë: Nëse nuk doni të përfundoni si…

Prifti në Bergamo, Don Alberto pasi është njohur me lajmet nga Shqipëria lidhur me situatën e COVID-19 ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos dalin nga shtëpitë, nëse nuk duan të përfundojnë të vdekur sin ë Bergamo.

Për të është e pakuptimtë si ka ende në botë njerëz që nuk janë ndërgjegjësuar, pas asaj që po shohin përditë në Itali.

“Mos dilni nga shtëpia sa të kalojë e gjitha kjo, se po vdesin shumë njerëz”! Don Alberto tregon se ditët e para kur nisi shfaqja e virusit, vetëm në kishën e tij kishte 20 viktima në ditë. Njerëzit nuk vinin dot të përcillnin, familjarët në ritet e fundit apo në varrim. Një pjesë ishin të sëmurë edhe vet, disa të tjerë i trembeshin infektimit. Por viktimat e para ishin me “fat”, nëse mund të quhen kështu. Të paktën kanë një varr ku do t’i kujtojnë të afërmit.

Për Don Alberton ky ishte trishtimi më i madh. Por me kalimin e ditëve na tregon ai, as varrezat nuk kishin më vend për trupat e viktimave. Vendin e riteve fetare e zunë aksionet për t’i transportuar trupat për kremacion jashtë Bergamos.

Ndaj pas këtij rrëfimi të tij, mbetet pak habi për thirrjen që iu drejton shqiptarëve. Ka javë që sheh vdekjen me sy!