Prifti-demokratëve: Folët për hënën, jo për ata në shesh

U mbajt sot Kuvendit Kombëtar i Partisë Demokratike, ndërsa për t’u veçuar ka qenë ngjitja në podium e pedagogut Rezart Prifti.

Ky i fundit, në fjalimin e tij ka thumbuar jo pak demokratët duke thënë se në Kuvend kishte dëgjuar shumë fjalime të ftohta që nuk kanë lidhje me hallet e qytetarëve.

Deklarata e tij:

Atdheu është lakuriq. Në kohën e qoftëlargut, për këtë shprehje, Trifon Xhagjika u dënua me vdekje. Edhe sot që flasim, atdheu është po lakuriq, Arsyeja tjetër pse erdha ka të bëjë me PD. Dëgjuam këtu lloj e soj fjalimesh, fjalime të përgatitura për hënën dhe jo për njerëzit që janë në sheshe. Fjalë shumë të drunjta, një tjerrje masive që nuk vete në veshin, e jo më në shpirtin e njeriut. Kjo organizatë ka nevojë për një alternativë.”

LIVE – Rezart Prifti, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 15 décembre 2018

Lër një koment