fbpx

Princ Harry dhe Meghan Markle blejnë shtëpinë e tyre të parë!

meghan-markle-prince-harry-commonwealth.jpg

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë blerë shtëpinë e tyre të parë. Një burim i afërt me Dukën dhe Dukeshën e Sussex raportoi për E!News se familja me tre anëtarë është zhvendosur në një rezidencë të re në Santa Barbara në korrik të këtij viti.

Sipas “Page Six”, kjo është shtëpia e parë në pronësi të Meghan dhe Harry.

Një burim citon për gazetën se çifti mbretëror dhe djali i tyre Archie po kalojnë një kohë të bukur si familje, duke pasur privatësi të plotë për gjashtë javë.

“Këtu duan të rrisin Archie-n dhe shpresojnë që ai të ketë një jetë sa më normale,” citon burimi.

Para lëvizjes së tyre sekrete, familja mbretërore jetonte në shtëpinë luksoze të Tyler Perry në Beverly Hills, shumë pranë banesës së mamasë së Meghan, Doria Ragland.

Në shtëpinë e manjatit të filmave, me tetë dhoma gjumi e 12 tualete, Princi dhe Dukesha festuan ditëlindjen e parë të Archie-t.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303