Princ Harry përdor avionin privat për tekat e tij personale?

Meghan Markle dhe princi Harry gjatë kësaj vere kanë përdorur avionin e tyre privat për dy udhëtime. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e tyre të shkruajnë se ata i shkaktojnë dëme natyrës për tekat e tyre.

I vendosur në pozitë, Harry gjatë një udhëtimi në Amsterdam ka vendosur të flasë rreth kësaj çështjeje.

Unë shpenzoj 99% të jetës sime duke udhëtuar me avionë ekonomikë. Me raste, duhet të ketë një mundësi bazuar në një rrethanë unike, që të sigurohem që familja ime është e sigurtë. Të gjithë ne mund të bëjmë më mirë ndërkohë që askush nuk është perfekt. Të gjithë kemi një përgjegjësi për ndikimin tonë individual. Pyetja është çfarë bëjmë ne për ta balancuar”,-është shprehur princi Harry.