fbpx

Princesha e Dubait braktisi Sheikun për truprojën?

princess.jpeg

Princesha Haya nxiti zemërimin e bashkëshortit të saj miliarder, pasi thuhet se kishte përdorur paratë e familjes për t’i dhënë dhurata bujare truprojes së paidentifikuar.

Princesha e Lindjes së Mesme iku në Londër dhe bashkëshorti i saj Sheik dyshonte gjatë gjithë kohës për marrëdhënien e saj të ngushtë me një truprojë britanike.

45-vjeçarja braktisi pallatin e saj në Dubai dhe u arratis për në Evropë muajin e kaluar.

Burri i saj, Sheikh Muhammed bin Rashid Al Maktoum shprehu zemërimin e tij mbi “tradhëtinë” e saj në një postim në rrjete sociale duke shkruar: “Shko tek ai me të cilin je ngatërruar!!!!!?”

Sheiku Mohammed e akuzoi atë për flirtet me truprojen, i cili është ish-oficer i ushtrisë britanike.

Zyrtari i sigurimit ishte i punësuar nga një kompani me bazë në Londër që besohet të jetë në pronësi të qeverisë së Dubait.

Princesha e arsimuar në Oksford thuhet se ka përdorur paratë e familjes për t’i dhënë dhurata bujare truprojes së paidentifikuar.

Raportet e pakonfirmuara deklarojnë se ajo gjithashtu ka marrë me vete djalin Zayed, shtatë vjeç, dhe vajzën Al Jalila, 11 vjeçe.

Princesha Latifa tha se abuzimi e detyroi atë të largohej nga mbretëria, dhe grupet e të drejtave të njeriut pohojnë se ajo po mbahet në robëri në Dubai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303