Princesha tajlandeze thyen rregullat, kandidon për kryeministre

Screenshot_8-4.jpg

Motra më e madhe e mbretit Maha Vajiralongkorn të Tajlandës ka hyrë në kandidim për t’u bërë kryeministri i ardhshëm, një lëvizje mahnitëse që hedh peizazhin politik të vendit në mes të kësaj rremuje.

Princesha Ubolratana Mahidol u emërua të premten si kandidate për një parti aleate të ish-kryeministrit të diskutueshëm por të fuqishëm, Thaksin Shinawatra.

Pavarësisht një politike  të familjes mbretërore të respektuar tailandeze që nuk duhet te ndërhynë publikisht në politikë ajo ka marr vendimin e kandidates.

Tailanda do të mbajë zgjedhjet e para demokratike muajin e ardhshëm, pasi një juntë ushtarake mori kontrollin e vendit në një grusht shteti.

Princesha Ubolratana Rajakanya Sirivadhana Barnavadi ka lindur në vitin 1951 dhe është fëmija më i madh i mbretit të ndjerë të Tajlandës, Bhumibol Adulyadej.

Ajo studioi në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts dhe pasi u martua me një amerikan në vitin 1972, hoqi dorë nga titulli mbretëror.

Pas divorcit u kthye në Tajlandë në vitin 2001 dhe filloi përsëri të merrte pjesë në jetën mbretërore.

Princesha është aktive në mediat sociale dhe ka luajtur në disa filma tajlandezë.

Ajo ka tre fëmijë, një prej të cilëve vdiq në cunamin e vitit 2004. Dy të tjerët jetojnë me të në Tajlandë.

Princesha është regjistruar në partinë Raksa Chart që është besnike e familjes Shinawatra dhe ka dominuar politikën tajlandeze prej vitesh.

Kryeministri aktual i vendit Prayuth Chan-ocha, gjithashtu njoftoi të premten se ai do të kandidojë për postin në zgjedhjet që do mbahen.

Shefi i ushtrisë, i cili mori pushtetin në një grusht ushtarak në vitin 2014, do të kandidojë për partinë pro-ushtarake Palang Pracharat.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303