fbpx

Princi Harry dhe Meghan Markle njoftojnë sipërmarrjen e re

Harry dhe Meghan Markle kanë zbuluar sipërmarrjen e tyre të re, një iniciativë jofitimprurëse që ata e kanë quajtur Archewell.

Çifti konfirmoi lajmin për Telegraph, duke shtuar se ata ende nuk do të fillojnë me Archewell për shkak të pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit.

“Ashtu si ju, përqendrimi ynë është në mbështetjen e përpjekjeve për të trajtuar pandeminë globale Covid-19, por të përballur me këtë informacion që del në dritë, ne ndiheshim të detyruar të ndajmë historinë se si ndodhi kjo”, ka thënë dyshja në një deklaratë.

“Para Sussex Royal, erdhi ideja e ‘Arche’- fjalës greke që do të thotë ‘burim i veprimit’”.

“Ne u lidhëm me këtë koncept për organizatën bamirëse, që shpresuam të ndërtojmë një ditë, dhe ajo u bë frymëzimi për emrin e djalit tonë. Për të bërë diçka me kuptim, për të bërë diçka që ka rëndësi. Archewell është një emër që ndërthur një fjalë të lashtë për forcë dhe veprim. Ne mezi presim ta lansojmë Archewell kur koha të jetë e duhur”, vazhdon më tej çifti.

Në mars, Harry dhe Meghan depozituan dokumente në Amerikë të markës tregtare Archewell.