fbpx

Princi i Belgjikës gjobitet me 10 mijë euro, pasi shkeli rregullat e bllokimit nga Covid-19

joakimi.jpg

Princi i Belgjikës, Joachim, është gjobitur me 10 mijë euro nga autoritetet në Spanjë, pasi nuk u izolua me mbërritjen e tij në Madrid dhe frekuentoi një festë në qytetin Kordoba, ndërsa vendi ishte në bllokim të rreptë për shkak të koronavirusit.

Sipas mediave të huaja, skandali shpërtheu pasi Joachim udhëtoi nga Brukseli në Madrid, dhe në fund për në Kordoba, për të marrë pjesë në një festën me 27 të ftuar të tjerë më 26 maj.

Bëhet e ditur se gjatë asaj kohe tubimet ishin të kufizuara në maksimum për 15 pjesmarrës.

Princi më pas rezultoi pozitiv me koronavirus, dhe të gjithë të ftuarit në party u detyruan të vetë-izolohen.

Prania e Joachim, e zbuluar nga gazeta spanjolle El Confidencial, shkaktoi “tensione” midis dy shteteve, atë të Spanjës dhe Belgjikës.

Të mërkurën, autoritetet spanjolle gjobitën Joachim, pasi nuk u izolua kur mbërriti në Spanjë, siç ishte në atë kohë e detyrueshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303