Princi saudit në Mekë, prani e pazakontë ushtarake në vendin e shenjtë

unnamed-1-1.jpg

Princi i Kurorës saudite, Muhammed bin Salman vizitoi kompleksin e Xhamisë së Shenjtë në Mekë – të quajtur ndryshe Qabe – si për lutje e si për të ndjekur punimet e zgjerimit të saj.

Si një vend i shenjtë për botën Islame që mbledh pelegrinë nga e gjithë bota, kompleks është nën kujdesin e Familjes Mbretërore.

Ajo që ra në sy te prezenca e Princit ishte prania e madhe e forcave ushtarake brenda në kompleks, për t’i garantuar komoditetin e princit brenda tij, në ndjekje të ritualeve.

123 pjesëtarë të gardës saudite kanë mbërritur në Islamabad për t’u kujdesur për sigurinë e tij.

Mediat pakistaneze raportojnë se masa të veçanta të sigurisë janë vendosur ndaj tetë hoteleve në të cilat anëtarët e delegacionit saudit do të qëndrojnë.

Princi Bin Salman do të qëndrojë në rezidencën luksoze të qeverisë pakistaneze, ndërsa për nevojat e tij, është përgatitur edhe një sallë e veçantë sportive.

Kujdesin e sigurisë së rezidencës në Islamabad tashmë e kanë marrë gardistët sauditë.

Qeveria pakistaneze ka përgatitur 300 makina që do të vihen në dispozicion të delegacionit të Riadit.

Princi i kurorës Bin Salman gjatë vizitës do të nënshkruajë marrëveshje në vlerë të përgjithshme të investimeve prej 20 miliardë dollarëve.

Kjo do të jetë marrëveshja më me vlerë tregtare që autoritetet e Pakistanit e kanë nënshkruar ndonjëherë./real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303