Princi William: Do t’i mbështesja fëmijët e mi nëse do të ishin homoseksualë

Princi William ka thënë se ai do t’i “mbështeste plotësisht” fëmijët e tij nëse ata do të ishin homoseksual, por pranoi se do të shqetësohet për presionet e shtuara me të cilat që do të përballeshin.

Ai tregoi se kjo ishte diçka që ai e kishte menduar që nga momenti kur ishte bërë baba.“Do të doja të jetonim në një botë ku është vërtet normale dhe e natyrshme, por veçanërisht për familjen time dhe pozicionin që ne jemi, është diçka që më brengos”.

Duka po fliste me të rinjtë në një bamirësi të komunitetit LGBT në Londër.

Fondacioni Albert Kennedy (AKT) mbështet të rinjtë LGBT të cilët janë në rrezik ose të pastrehë./real-news.tv/