Mediat e huaja shkruajnë se Princi William ka vendosur të jetë në frontin e parë të luftës me koronavirusin.
Burime pranë familjes mbretërore, kanë thënë për mediat e huaja se William do të shërbejë këto ditë si pilot helikopteri.
Ai do të transportojë pacientët me COVID-19, të cilët janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Ai e di se gjithë vendi po bën punën e vet dhe ai dëshiron të ndihmojë. Është i përqendruar në punët mbretërore, por mendon se ky rol është më i rëndësishëm duke pasur parasysh se Charles sapo kaloi sëmundjen, Harry sapo është larguar nga mbretëria dhe xhaxhai i tij Andrew është tërhequr nga jeta publike për shkak të skandalit seksual”, thotë burimi.