Prindër së shpejti? Hailey Baldwin tregon mendimin e familjarëve për martesën me Justin

Modelja Hailey Baldwin dhe bashkëshorti i saj Justin Bieber kanë nisur të dilnin bashkë që në vitin 2015 po u bashkuan përfundimisht në vitin 2018. Në atë periudhë pas shumë pajtimeve dhe ndarjeve Justin u nda nga këngëtarja Selena Gonez me të cilën përjetoi një lidhje dashurie për vite me radhë.

Pas kësaj çifti Hailey Baldwin dhe Bieber kanë vendosur të martohen, kjo jo pas një periudhe shumë të gjatë pasi nisën të takohen me njëri tjetrin.

Justin i propozoi modeles në korrik të vitit 2018, ndërsa në muajin shtator i thanë “Po” njëri-tjetrit, duke organizuar një dasmë madhështore e cila u bë kryefjala e mediave.

Martesa e tyre erdhi vetëm dy muaj pasi kishin nisur të dilnin sërish bashkë dhe në dokumentarin e fundit të Bieber në Youtube, Hailey tregon ç’i thanë prindërit për veprimin e saj të nxituar.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, por ne e njihnim njëri-tjetrin prej kohësh ndaj për këtë pjesë nuk isha e frikësuar. Ishte një vendim shumë i rëndësishëm jete, ishin kaq shumë emocione të mbledhura bashkë njëkohësisht.

Më kujtohet që kontaktova me prindërit e mi kur vendosëm të martoheshim dhe i thashë: “Eshtë koha të më ndaloni të bëj ndonjë çmenduri nëse mendoni se është ide e keqe.”

Thellë në zemër e ndjeja se kjo ishte ajo që dëshiroja të bëja.

Ata më thanë: “Sinqerisht, ne mendojmë se kjo ka qenë e shkruar për ty dhe e dimë që kjo është ajo që ti do, kështu që të besojmë.”

Me miratimin e prindërve dhe dëshirën e saj që prej ditës së parë, Hailey i tha “Po” partnerit të saj dhe kanë në plan të zgjerojnë sa më shpejt familjen e tyre.