fbpx

“Prindër të bukur, po ti pse je kaq e shëmtuar”? Si përgjigjet vajza e Eros Ramazzottit

Vajza e Eros Ramazzottit dhe Michelle Hunziker, Aurora Ramazzotti është bullizuar nëpërmjet disa komenteve jo të hijshme në postimet e saj.

Aurora ka zgjedhur mos ti fshijë, por t’iu përgjigjet atyre.

“Mama të bukur, baba të bukur, vëllezër të bukur po ashtu, po ti pse je kaq e shëmtuar”, ky ishte një prej komenteve të shumta në fotografitë e saj.

Mirëpo, ajo që ka surprizuar të gjithë është se vajza e Ramazzottit edhe i është përgjigjur në mënyrën më epike.

“Më mirë i shëmtuar jashtë se sa brenda”, i kundërpërgjigjet Aurora.