fbpx

Prishja e Teatrit/ Aktori i njohur: Vetëvrasja politike e Ramës

Prishja e Teatrit Kombëtar për aktorin e njohur Naum Shundi ishte vetëvrasja e Edi Ramës.

“U ndjeva shumë keq që u prish teatri. Nuk kam pasur kurajon këta dy javë në atë hapësirë sepse e përjetoj shumë keq dhe nuk e di se kur do të mundem të kaloj andej. Më ka shkaktuar një dhimbje të madhe ai krim.

Të prishësh në 4:30 të mëngjesit një tempull të tillë, kur brenda ka aktorë, vetëm diktatorët e bëjnë. Kjo është tentativë vrasjeje.

Teatri duhej ndërtuar siç ishte. Nuk jam kundër ndërtimit të Teatrit të ri, por jemi kundër prishjes së kësaj godine. Bëje godinën e re, por mos e prish ekzistuesen. Ai i gjati tha se do të shembë parlamentin e parë shqiptar, ka rrezik do i hyjë Muzeut, ka rrezik i hyn Galeritë të Arteve, nëse vazhdon të jetë në pushtet. Edi Rama të mos e teprojë, sepse kthehet në boomerang. Jam fyer rëndë si aktor me prishjen e godinës dhe prandaj as në zgjedhje nuk shkoj. Për mendimin tim kjo ka qenë vetëvrasja politike e Edi Ramës dhe besoj se elektorati nuk do jetë më me të”, vlerësoi Shundi.