fbpx

“Prisni edhe pak ditë”! Ngjela bën paralajmërimin e frikshëm për Ilir Metën

ngjela-1.jpg

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka vijuar me sulmet e forta ndaj politikanëve, teksa komenton zhvillimet e fundit në vend.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Ngjela shprehet se Komisioni Hetimor për Shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të ngrihet dhe gjithçka do të bëhet brenda pak ditësh.

Riemërimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është çështje ditësh, kurse hetimi parlamentar kundër Presidentit të Republikës zgjat deri në 3 muaj. Por një gjë është esenciale në këtë kohë: me shkarkimin e Presidentit të Republikës fillon në Shqipëri era e vërtetë perëndimore e ligjit, drejtësisë, demokracisë parlamentare dhe zhvillimit ekonomik integral”, shkruan Ngjela.

Të njëjtin paralajmërim Ngjela lëshoi edhe në Ora News. Shikoni videon e mëposhtme:

Mesazhi i plotë i avokatit: Dekreti i presidentit, i dërguar prej tij në KQZ, nuk u rrëzua nga KQZ, por nuk u zbatua prej saj si i pavlefshëm.

Ndërsa këtu del kjo pyetje: çfarë ndodh kur një institucion nuk pranon të zbatojë një dekret apo një ligj? Ndaj këtij institucioni fillon menjëherë ngritja e akuzës nga Prokuroria sepse ky është krim, dhe shefi i lartë i institucionit arrestohet me vendim të gjykatës penale.

Atëher, ky Meta, pse nuk e ngriti akuzën kundrejt Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kur ky nuk ia zbatoi dektetin? Madje edhe këta, që pirren të flasin në forma të koshiencë popullore, pse nuk e denoncojnë KQZ-në në Prokurori?

E dini pse nuk e denoncojnë? Sepse e këta e dinë që ai dekret është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, zbatimi i të cilit çon drejt akuzës penale Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Ja kjo është e vërteta juridike e kësaj çështjeje.
ll.

Po Parlamenti do ta ngrejë komisionin e hetimit parlamentar për hetimin e Presidentit të Republikës? Sigurisht që do ta ngrenë të hënën. Kurse Meta iu kërcënohet ndërkombëtarëve. Por ata nuk po e përfillin fare, se Meta tani është një individ i akuzuar. Po gjykata Kushtetuese që nuk ekziston?

Riemërimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është çështje ditësh, kurse hetimi parlamentar kundër Presidentit të Republikës zgjat deri në 3 muaj. Por një gjë është esenciale në këtë kohë: me shkarkimin e Presidentit të Republikës fillon në Shqipëri era e vërtetë perëndimore e ligjit, drejtësisë, demokracisë parlamentare dhe zhvillimit ekonomik integral.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303