fbpx

Pritej koncert gjigant, këngëtares i shkojnë 10 veta

Screenshot_8-11.jpg

Në emisionin “Mos i fol shoferit” mbrëmjen e djeshme, ka qenë e ftuar speciale këngëtarja Greta Koçi e cila ka ndarë shumë momente interesante nga jeta e saj.

Ajo ka përmendur një ngjarje e cila i kishte ndodhur disa vite më parë ku kishte qenë e ftuar me disa kolege të tjerë,

pritej të ishte një koncert gjigant dhe përfundoi me 10 veta prezent në sallë

“Kemi qenë një herë në Zvicër, u bënë disa vite dhe kam qenë unë, Elita 5, Zanfina, Shkurte Fejza, Manjola Nallbani. U bë koncerti në një pallat sporti. Por në atë kohë secili nga ne mund të mblidhte 2 mijë vetë në një diskotekë tjetër të famshëm. Por të gjithë bashkë mblodhëm 10 vetë. Ishte bërë një super organizim dhe ne thamë këtu do bëhet nami. Organizatori i koncertit u zhduk dy-tre orë. U shqetësuam shumë dhe kur erdhi ai, e pyetëm, si qe puna? Këtu tha, para 2-3 vitesh ka kënduar një grup i famshëm roku dhe rinia kanë pr.erë da.marët dhe ky vend është mbushur dhe mbahet si vend i keq. Ai nga ajo kohë nuk bëri më kurrë koncerte.”, rrëfeu këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/Bt6GX-7n20z/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303