“Priten mbi 100,000 migrantë nga Siria, Hungaria do të mbrojë kufijtë e saj”

dwdq.jpg
Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó ka thënë se në javët e ardhshme mund të llogaritet një valë e madhe prej 100,000 migrantësh nga Siria.

“Hungaria do të mbrojë kufijtë e saj dhe ne nuk do të lejojmë asnjë migrant të paligjshëm në vendin tonë. Shpresoj të bashkëpunojë me Serbinë për të mbrojtur dy vendet tona,” tha Péter Szijjártó gjatë një vizite në Beograd, ku shprehu shqetësimin për zhvillimet në Siri, Turqi dhe kufirin turko-grek.

Ndryshe, presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan deklaroi sot se vendi i tij nuk do të mbyllë kufijtë me vendet e BE-së për migrantët sirianë.

Ai tha se shpreson që në takim me kolegun rus Vladimir Putin të enjten do të arrihet pajtimi për armëpushim në Idlib të Sirisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303