Pritet nga princi i Monakos, Meta: Takim konstruktiv, folëm për…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pritur ditën e sotme nga Princi i Monakos, Alberti II me të cilin zhvilloi një takim konstruktiv.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë presidenti Meta me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ku shkruan se fokusi ishte te bashkëpunimi në të gjitha fushat.

Postimi i Metës:

Nder dhe kënaqësi e veçantë të pritesha sot nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos. Takim mjaft konstruktiv për identifikimin e potencialeve të shumta, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.
Shqipëria dhe Principata e Monakos të vendosura për intensifikimin e marrëdhënieve.

Nder dhe kënaqësi e veçantë të pritesha sot nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos.Takim mjaft konstruktiv për identifikimin e potencialeve të shumta, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.Shqipëria dhe Principata e Monakos të vendosura për intensifikimin e marrëdhënieve. 🇦🇱🤝🇲🇨

Geplaatst door Ilir Meta op Woensdag 16 oktober 2019