fbpx

Pritet përballja me Hagën, Thaçi dhe Pacolli me Ilir Metën në Durrës

Teksa pritet që ditën e hënë të përballet me Hagën, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është parë sot në Durrës, në shoqërinë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në praninë e kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Meta është takuar në Gjirin e Lalzit me dy mysafirët nga Kosova të cilët me sa duket kanë zgjedhur Durrësin për të pushuar.

Kreu i Shtetit i cilëson orë të bukura e frymëzuese orët e kaluara me Thaçin e Pacollin.

“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese. 🇦🇱🇽🇰”, shkruan Presidenti Meta.