“Pritet rënie ekonomike nga 5 deri në 7 %”. Deklarata e fortë e Bashës dhe akuzat ndaj qeverisë

basha.jpg

“Pritet rënie ekonomike nga 5-7 përqind”. Kjo ka qenë deklarata e Lulzim Bashës gjatë bashkëbisedimit që zhvilloi sot me gazetarët. Kryedemokrati deklaroi se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët ndërsa theksoi se qeveria nuk ka asnjë plan.

 “Në këto 7 vite taksat janë rritur nën këtë qeveri më shumë se në gjithë botën. Janë rritur energjia eklektrike, tarifat e tjera. Tani që kishin shqiptarët nevojë për ndihmë, ndihma ka munguar. Çfarë do të ndodhë pas 31 majit me mijëra qytetarë që i kanë humbur vendet e punës? Çfarë do të ndodhë me ata biznese që nuk hapin dot dyert? Ka shumë biznese që s’kanë hapësira jashtë dhe do të duhet të rrinë mbyllur. E kuptoni që gjendja është dramtike? Këto biznese po shkojnë drejt falimentimi. Po iu shkojnë fatura e ujit e dritave dhe fatura iu shkon afrofe. Ende nuk është marrë asnjë masë për turizmin, rregulla në hava por ende asnjë masë. Ndërkohë fermerënt që kanë qene në krizë të vazhdueshme sot po kalojnë krizën më të rëndë. I keni parë fermerët në Korcë si i hedhin patatet? Ky është një rast, ndërsa përballë tyre kemi një qeveri pa asnjë plan”,- tha Basha.

Lulzim Basha është ndalur dhe te çështja e Teatrit Kombëtar e cila kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Basha e konsideroi këtë si vjedhje.

“Mbrëmë brenda natës morën vendim për të grabitur Teatrin Kombëtar, merret vendimi dhe botohet në fletore zyrtare brenda natës, ndërsa për të ndihumuar shqiptarët i duhen 2 javë, kur duhet të ndihmojnë njerëzit edhe me pikatore, mendohen shumë, kur vjen puna për të grabitur i bëjnë brenda natës. Në këtë situatë ku ndodhet vendi me një qeveir që po e lë ekonominë në rënie të lirë ajo që po ndodh në vende të tjera do jetë disa herë më e rëndë. FMN e thotë se paketa e ndihmës direkte është vetëm 0,86 përqind e PPB, ndaj do kemi rënie ekonomike që luhadet prej 5 deri në 7 %”,- tha ai.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303