fbpx

Pritet të bëhet evakuimi i emigrantëve shqiptarë të bllokuar në Kapshticë

Disa dhjetëra shqiptarë kanë më shumë tre ditësh të bllokuar në tokën neutrale në Kapshticë.

Mësohet se autoritetet po përgatisin planin për evakuimin e emigrantëve, të cilët do të akomodohen në një hotel në qytetin e Korcës.

Në total janë rreth 27 persona, ndërsa deri tani procedura është kryer për 8 shtetas.

Personat janë pajisur me mjetet mbrojtëse, ndërsa janë njoftuar edhe mjekët. Sipas urdhrit të qeverisë personat do ti nënshtrohen karantinimit për 14 ditë.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se emigrantët do të akomodohen në hotel me shpenzimet e veta.