fbpx

Priti në PD presidentin e PE, Basha zbulon çfarë i tha Sassolit

basha-1.jpg

Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka zbardhur takimin që zhvilloi sot në selinë e PD, me Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli me të cilin njofton se ka ndarë pikëpamjet e përbashkëta për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë.

I konfirmova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.

Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon!

Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303