Pritja merr fund, Kumbulla rikthehet titullar te Roma

kumbulla-feste.jpg

Marash Kumbulla për më shumë se dy javë luftoi me Covid-19, teksa para pak ditësh mbrojtësi i kombëtares sonë rezultoi negativ dhe u rikthye në stërvitjen e Romës.

Ndryshe nga ç’pritej, trajneri Fonseca e ka vendosur titullar mbrojtësin në ndeshjen e sotme të Romës ndaj Sassuolos për javën e 10-të të Serie A.

Tekniku i Romës dje ishte në dyshim për aktivizimin e Kumbullës direkt si titullar për shkak se ai nuk është ende fizikisht gati, por mungesat e shumta në mbrojtje e detyruan trajnerin ta aktivizojë nga minuta e parë yllin e kombëtares sonë.

Ndeshja e fundit e Kumbullës me Romën daton që më 5 nëntor, pikërisht ajo ndaj CFR Cluj në UEFA Europa League

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303