fbpx

Pritja për 28-Nëntorin, Presidenti Meta flet për plagët e Shqipërisë

Meta-rama-629x450.jpg

Në pritjen e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenca janë mbledhur sot politikanë, diplomatë, përfaqësues të komuniteteve fetare, shqiptarë nga trevat etj.

Pasi u ekzekutua himni shqiptar, Presidenti i Republikës Ilir Meta ndër të tjera në fjalën e tij preku edhe një ccështje e cila sipas tij është plaga më e madhe e vendit, emigracioni.

“Jemi mbledhur për të festuar sot sëbashku, ditën e sakrificës. Është një ngjarje që na bën të ndihemi mirënjohës pa fund. Është një moment historik që na bashkon më shumë se kurrë në luftën e lirisë dhe sovranitetit. Historia dhe vepra e Skënderbeut është sa shqiptare por edhe evropiane. Këtë ndjenjë e përjetova dhe në takimin me arbëreshët. Në këtë vit u bashkuan dy 28 nëntor të lavdishëm. Shqipëria duhet të zgjidh çështjet e emigracionit. Kjo është kambanë alarmi për klasën politike për të krijuar kushte për të rinjtë. Sfidat kërkojnë bashkëpunim për një klimë politike konstruktive, ku të drejtat njerëzore duhet të jenë prioritet i të gjithëve”, tha ndër të tjera Presidenti i Republikës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *