20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Pritje në familjen mbretërore për 90-vjetorin e monarkisë

spot_img

Para 90 vitesh, Shqipëria u shpall monarki dhe Ahmet Zogu u zgjodh Mbreti i shqiptarëve. Në pritjen mbretërore për përkujtimin e kësaj ngjarjeje, Leka II, nipi i Mbretit Zog, e nisi duke kujtuar fjalët e të atit.

“Jemi gati të japim kontributin tonë si qytetarë, ose për këdo që do të jetë nevoja. Për të zhvilluar ekonominë, fuqinë shqiptare dhe sidomos për të mirën e kombit shqiptar, unë dhe familja ime jemi në shërbim të popullit shqiptar”, tha Princi Leka.

Veç dashamirësve të familjes mbretërore, ambasadorëve, në pritjen mbretërore në kujtim të periudhës së Mbretit Zog ishin edhe Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Është një fakt i pamohueshëm që kontributi i tij për jetësimin e shtetit shqiptar, në kuptimin e plotë territorial, por edhe institucional, fillon përpara se ai të bëhej president apo mbret. Që me ngjarjen e jashtëzakonshme të Kongresit të Lushnjes”, tha Meta në fjalën e tij.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat