Prizreni ka pritur rreth 2 mijë shqiptarë

Shqiptarët nga Kosova po vazhdojnë të solidarizohen me vëllezërit e tyre nga Shqipëria, pas përjetimit të rëndë të tërmetit të 26 nëntorit, nga i cili humbën jetën 51 persona dhe mbi 900 të tjerë u lënduan, e shumë ndërtesa u kthyen në gërmadha.

Të shumtë janë banorët nga Shqipëria të cilëve u janë hapur dyert për strehim në Kosovë pas tërmetit vdekjeprurës 6,4 ballë të 26 nëntorit.

Në Parkun Inovativ të Prizrenit janë akomoduar mbi 500 persona, ndërsa 1,500 të tjerë po priten në hotele, shtëpi private dhe shkolla.