fbpx

Pro-evropiani Klaus Iohannis fiton mandatin e dytë si president i Rumanisë

2992.jpeg

Presidenti pro-perëndimor i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka fituar mandatin e dytë në këtë pozitë, me zotimet për të kthyer këtë vend në shtet “modern, evropian”.

Klaus Iohannis, e ka fituar balotazhin për pozitën më të lartë të shtetit pasi të dielën e mposhti ish-kryeministren majtiste, Viorica Dancila.

Pas shpalljes së fitores, ai u zotua se do ta ndërtojë një Rumani moderne dhe evropiane. Sipas rezultateve preliminare, presidenti Iohannis i fitoi rreth 66 për qind të votave, ndërsa rivalja politike e tij i mori 34 për qind.

Premtoj se do të jem president i të gjithë rumunëve. Sot fitoi një Rumani modernen, evropiane dhe normale. E pranoj këtë fitore me gëzim, falënderim, modesti dhe me besim në Rumani”, tha presidenti i rizgjedhur para shumë njerëzve që ishin mbledhur për ta dëgjuar fjalimin e tij në Bukuresht.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtën e votës në këto zgjedhje e shfrytëzuan rreth 50 për qind e popullsisë së vendit me 18 milionë banorë. Në këto zgjedhje votuan edhe rreth një milion rumunë që jetojnë jashtë atdheut.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303