fbpx

Probleme gjatë fluturimit, ulje emergjente avioni i Jennifer Aniston

Jennifer-Aniston.png

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston po udhëtonte së bashku me miqtë e saj drejti Meksikës nga Los Anxhelos.

Mesa duket Jennifer po vijon ende të festojë ditëlindjen e saj të 50-të përkrah miqve më të mirë të saj.

Por një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur, ku avioni që ndodhej Aniston së bashku me miqtë ka pasur probleme gjatë fluturimit.

Mësohet se një nga rrotat a avionit kishte probleme, kështu që është bërë një ulje emergjente.

Nga informacionet bëhet me dije se avioni ka bërë një ulje të sigurt dhe Jennifer së bashku me miqtë janë shumë mirë.

Më pas, ata nisën sërish udhëtimin e tyre drejt Meksikës me një tjetër avion./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303