Njoftim i rëndësishëm për Lotarinë Amerikane

lotaria-amerikane.png

Ambasada Amerikane në Tiranë dha sot një tjetër njoftim të rëndësishëm sa i përket procesit të aplikimit për Lotarinë Amerikanë. Ambasada flet për një problem që shumë aplikuesve u shfaqet në momentin që kryejnë procedurat për plotësimin e formularit, dhe bën apel ta provoni më vonë ose të dërgoni pyetje në “Pyet Anën”.

Mesazhi i Ambasades se SHBA

Departamenti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2020 ose për të kontrolluar statusin e tyre. Zyrtarët aktualisht po punojnë për të rregulluar këtë çështje. Nëse hasni një problem gjatë procesit të aplikimit për Lotarinë, lutemi provojeni më vonë. #pyetanen

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303