Dr. Andrew Weill, ekspert i punësuar në Harvard ku hulumton cilësinë e gjumit, ndërkaq vetë e ka karakterizuar si “teknikë natyrale për qetësim të sistemit nervor” dhe “mënyrë e thjeshtë që ta eliminoni stresin”.
Weill ka theksuar edhe që metoda 4-7-8 mbështetet në elementet e meditimit dhe në praktikën e lashtë indiane “pranayama” që kur përkthehet do të thotë rregullim i frymëmarrjes.

Doktori i Harvardit thotë që edhe pse kjo metodë nuk është e vështirë për t’u praktikuar, kërkon ushtrim të caktuar dhe nuk duhet të befasoheni nëse nuk keni sukses që në përpjekjen e parë.
Ja disa udhëzime se si ta kryeni ushtrimin:
- Vendoseni majën e gjuhës në qiellzën e sipërme, pas dhëmbëve të parë, pastaj në atë pozitë duhet të qëndroni deri në fund të ushtrimit.
- Fuqishëm nxirrni frymën nga goja dhe prodhoni tingullin e shushurimës.
- Mbyllni gojën dhe merrni frymë qetë nëpërmjet hundës duke numëruar pa zë deri në 4.
- Pastaj mbani frymën gjithnjë deri të numëroni deri në 7.
- Kur të përfundoni numërimin, fuqishëm nxirrni frymën ashtu që të krijoni tingullin e shushuritjes duke numëruar pa zë deri në 8.
- Atëherë jeni të gatshëm me ciklin e parë, ndërkaq duhet që ta përsërisni edhe tri herë, përkatësisht gjithsej 4 herë.
Një herë ta zotëroni, do të mund të flini gjithmonë dhe kudo!/real-news.tv

