fbpx

Probleme me shtatzaninë/ Bashkëshortja e John Legend shtrohet në spital

Chrissy Teigen është dërguar në spital për shkak të problemeve me shtatzaninë e saj. Modelja 34-vjeçare njoftoi pak ditë më parë se është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin John Legend. Një ditë më parë, Chrissy ndau një video nga spital në rrjete sociale, ku shpjegoi për fansat se gjendja e saj u përkeqësua për shkak të gjakderdhjes.

Chrissy gjithashtu tregoi se foshnja e saj është e shëndetshme, teksa tha se: “Në termat më të thjeshtë mund të themi që placenta ime është me të vërtetë e dobët, por unë ndihem shumë mirë dhe foshnja është aq e shëndetshme, duke u bërë më e fortë se Luna ose Miles”.

Teigen dhe Legend zbuluan së pari se po presin fëmijën e tyre të tretë muajin e kaluar, në fund të videoklipit të ri të Legend. Teigen tha se shtatzënia ishte një surprizë pasi nuk mendonte se mund të mbetej shtatzënë natyrshëm, pa ndihmën e trajtimeve të nevojshme. Fëmijët e tjerë të çiftit, Luna dhe Miles u ngjizën pas shumë trajtimeve mjekësore.