Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange ka munguar në seancën e sotme gjyqësore në Londër për shkak të problemeve shëndetësore.
Associated Press njoftoi se pritej që, për shkak të një seance të shkurtër në Gjykatën e Magistraturës së Westminsterit, Assange do të lajmërohej nga burgu përmes një lidhje video.
Gjyqtarja Emma Arbutnot tha se seanca e ekstradimit, e caktuar për 12 qershor, mund të zhvillohet në gjykatën më pranë burgut të Belmars ku ndodhet Assange.
Nga Wikileaks shprehën shqetësim serioz për shëndetin e Assange.
Thuhet se ai aktualisht ndodhet në Belmarsh, ku po vuan dënimin prej 50 javësh për shkeljen e kushteve të lirimit me kusht.
SHBA akuzon Assange për publikimin e dokumenteve sekrete, të cilat përmbajnë emrat e burimeve konfidenciale ushtarake dhe diplomatike.
Suedia po e kërkon Assange për dyshime për përdhunim. Të dy vendet po kërkojnë ekstradimin e tij./real-news.tv/