fbpx

Problemet e arsimit – Sindikatat: Financimi më i ulëti në rajon

Financimi-i-arsimit.jpg

Foto ilustruese

7 mijë fëmijë në arsimin parauniversitar në Shqipëri nuk shkojnë në shkollë si pasojë e kushteve të vështira ekonomike dhe mungesës së mbështetjes përmes investimeve në sektorin arsimor në vend.

Në kongresin e 7-të të Sindikatave të pavarura të Arsimit në Shqipëri kreu i saj, Nevruz Kaptelli kërkoi që qeveria ta ndryshojë këtë situatë duke investuar.

Buxheti për arsimin ende ngelet shumë i ulët pavarësisht kërkesës së sindikatës dhe opozitës dhe për ta bërë atë 5% të GDP nga 2.5 që është aktualisht, raporton Scan.Tv.

Për kryetaren e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Albana Vokshi përpjekja për realizimin e kësaj kërkese do të vazhdojë.

Pagat e ulta, pamjaftueshmëria e kualifikimit të mësuesve por edhe mungesa e bashkëpunimit me ministrinë përgjegjëse, ishin disa nga problematikat që u trajtuan në këtë kongres ku të pranishëm ishin dhe 18 delegacione nga shtete të ndryshme të botës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *