Problemi i mbetjeve në Durrës, ja si e komenton Edi Rama

rama-2-1-770x450-1.jpg

Javën e ardhshme Durrësi do t’i kthehet normalitetit për sa i përket mbetjeve urbane. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në emisionin “Open” në Top Channel.

Ai ka thënë se brenda javës do të firmoset marrëveshja me bashkinë e Durrësit dhe në këtë mënyrë mbetjet e Durrësit do të vijnë në landfilldin e Sharrës.

“E gjitha lidhet me një transformim që ne kemi nisur për të çliruar Durrësi nga zona kanceroze e Porto Romanos. Kemi marrë një projekt ambicioz për një park urban. Prej dekadash ishte një zonë me varg male plehrash dhe mbipopullim derrash. Ishin kthyer në një kope të madhe aty. Pas tërmetit në situatën e befasishme e përshpejtuam projektin duke i përdorur inertet për sistemimin e terrenit atje. Këto ditë që flasim po bëhet një proces finalizimi e negocimi me Bashkinë  e Durrësit dhe agjencinë përkatës shtetërore në këtë fushë dhe brenda javës do të kemi një marrëveshje përfundimtare për të lëvizur mbetjet, drejt landfillit të Sharrës në Tiranë”

“Situata do të stabilizohet brenda pak ditësh. Na u desh që të rrisnim presionin mbi bashkinë e Durrësit për këtë marrëveshje të rëndësishme. Edhe bashkia në Durrës kishte ngurrim për shkak të mbulimit të kostos së transportit.”“Javën e ardhshme do të kthehet normaliteti” tha Rama. TCH

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303