fbpx

Procedohet një tjetër nxënës i gjimnazit “Janaq Kilica”, përdori sprajtin me lëndë gazi në shkollë

Procedohet nga policia një tjetër nxënës i cili ka përdorur sprajtin me lëndë gazi në ambientet e brendshme të shkollës së mesme në datën 04 mars 2020.

Gjimnazisti i proceduar penalisht është Xh. B., 19 vjeç, banues në Levan, Fier, nxënës i vitit të tretë në këtë shkollë.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me dy nxënësit e tjerë të cilët u proceduan më parë në gjendje të lirë, dyshohet se ka përdorur sprajt me lëndë gazi me mbishkrimin “DIVA” në ambientet e brendshme të shkollës, duke shkaktuar shqetësime në frymëmarrje te disa nxënës të shkollës” – bën me dije policia.