Prodhonin lëndë narkotike, në pranga 7 shqiptarë

Arrestohet një familje shqiptare në Itali, e cila prodhonte dhe tregtonte lëndë narkotike në dyqanin që kishin pranë shtëpisë së tyre. Policia ka arritur të arrestojë 7 persona të fëmijës, ku ndër tyre ishte një 32-vjeçar, gruaja e tij, vëllai i vogël dhe një 64-vjeçare.

Ndërsa për një 56-vjeçar është lëshuar një urdhër arresti për mbajtjen e parave nga ky biznes familjar.

Prodhimi dhe mbajtja e drogës bëhej në një qoshe të shtëpisë, por policia ka arritur të depërtojë dhe të konfiskojë 40 gram kokainë dhe një kg hashash.

Lër një koment