Prodhonte pije me etiketa të falsifikuara, pranga 55-vjeçarit

Bie sërish në prangat e policisë Xhavit Kasemi, 55 vjeç pasi kishte rifilluar prodhimin e pijeve freskuese në punishten e cila ishte vënë nën sekuestro. Kasemi ishte dënuar edhe më herët për të njëjtën vepër penale.

Arrestimi i Kasemit u bë pasi gjatë kontrollit të bërë në punishten e tij e cila ishte bllokuar që nga viti 2017, u gjetën pije me etiketa të falsifikuara dhe të prodhuara në mënyrë të kundra-ligjshme.