fbpx

Producenti i famshëm rrëfen se si e kishte puthur aksidentalisht në buzë Beyoncen para syve të Jay-Z

Screenshot_11-13.jpg

Benny Blanco ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë që i kishte ndodhur me një prej çifteve më të famshme në botë.Tekstshkruesi dhe producenti i famshëm 33 vjeçar emri i vërtetë i të cilit është Bejamin Levin ka treguar se gjatë një ndeje në shtëpinë e Beyonces dhe Jay-Z në Hamptons e kishte puthur aksidentalisht në buzë Beyoncen dhe kjo kishte ndodhur në sytë e bashkëshortit të saj, Jay-Z, shkruan Daily Mail. Blanco ka treguar se qëllimi ishte që të puthte divën e muzikës në faqe për t’i thënë natën e mirë derisa po largohej nga shtëpia e tyre mirëpo e kishte puthur në buzë pa dashje.Ai ka treguar se ishte ndierë sikur do të vdiste në atë moment dhe se të nesërmen do të përfundonte në arkivol, pasi ishte frikësuar edhe nga reagimi i Jay-Z.Megjithatë tensioni ishte ulur kur kishte dëgjuar Jay-Z duke thënë “Në rregull vëlla, shihemi nesër”, ka shpjeguar Benny.Ai ka thënë duke qeshur se në atë moment e kishte kuptuar se askush nuk e kishte vërejtur se çfarë kishte ndodhur duke përfshirë këtu edhe Beyoncen.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303