fbpx

Produktet që duhet të shmangni nëse keni fytyrë të yndyrshme

Use-clay-mask.jpg

Problemet me lëkurën shfaqen në shumicën e personave dhe tipi i lëkurës së yndyrshme mund të themi se është më i përhapuri dhe problematiku pasi mbiprodhimi i serumit çon në bllokimin e poreve, shfaqjes së akneve etj.

Tiffany J. Libby, një dermatologe e certifikuar dhe asistent profesore e Dermatologjisë në Universitetin Broën dhe Morgan Rabach, zbulon  disa sekrete të kujdesit për lëkurën për të gjetur ekuilibrin nëse keni një lëkurë të yndyrshme.

Keqkuptimi më i zakonshëm sipas dermatologes është se vajzat me lëkurë të yndryshme duhet të heqin dorë nga produktet vajore dhe të përdorin produkte që thajnë lëkurën. Alkooli dhe çdo përbërës tjetër që than lëkurën nuk është i mirë, jo vetëm për lëkurën e thatë, por edhe atë të yndyrshme! Arsyeja është e thjeshtë:  në këtë gjendje, lëkura do të stimulohet edhe më shumë të prodhojë yndyrë, duke kaluar në mbiprodhim të sebumit dhe përkeqësim të problemit.

Ndërsa produktet e buta, hidratuese ndihmon në ruajtjen e shtrese të shëndetshme hidratimi,  ato me acid salicilik ose peroksid benzoyl janë produktet më të mira për lëkurat e pritura për puçrra apo akne.

“Unë gjithashtu u rekomandoj pacientëve të mi, ose vajzave që më shkruajnë online, të jenë të kujdesshme edhe me produktet kozmetike të flokëve, kur përdorin vajra flokësh, llak dhe produkte të tjerë stivuese  shumë afër fytyrës, pasi ato mund të bllokojnë poret dhe të shkaktojnë puçrra.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303