Profesioni që keni ju tregon me kë do të martoheni

Puna dhe profesioni që ju keni, ndikon në jetën tuaj edhe në zgjedhjen e partnerëve.

Studimet e kryera nga Bloomberg Business, tregojnë se ajo çfarë pune bëni mund të ndihmojë të parashikoni se me kë martoheni.

Më poshtë ju tregojmë kombinimet për çdo profesion:

Mësuesit:

Femrat mësuese janë më të prira të martohen me meshkuj të profesionit të njëjtë.

Meshkujt mësues janë më të prirë të martohen me femra të profesionit të njëjtë.

Financierë:

Femrat e këtij profesioni janë më të prira të martohen me meshkuj që janë menaxherë financiarë.

Meshkujt e këtij profesioni janë më të prirë të martohen me femra mësuese të shkollës fillore ose të mesme.

Kuzhinierët:

Femrat e këtij profesioni janë të prirë të martohen me meshkuj të profesionit të njëjtë.

Meshkujt e këtij profesioni janë më të prirë të martohen me femra kameriere.

Sekretarët/asistentët

Femrat e këtij profesioni janë më të prira të martohen me meshkuj menaxherë.

Meshkujt e këtij profesioni janë më të prirë të martohen me mbikëqyrës administrativ.

Kamarierët:

Femrat e këtij profesioni janë më të prira të martohen me meshkuj kuzhinierë.

Meshkujt e këtij profesioni janë më të prirë të martohen me femra kameriere.

Aktorët:

Femrat aktore priren të martohen ne meshkuj aktorë.

Meshkujt aktorë priren të martohen me femra aktore.

Avokatët/Gjyqtarët

Femrat avokate dhe gjyqtare priren të martohen me meshkuj të profesionit të njëjtë.

Meshkujt avokatë dhe gjyqtarë priren të martohen me femrat ë profesionit të njëjtë.

Drejtorët/CEO

Femrat CEO priren të martohen me meshkuj CEO.

Meshkujt CEO priren të martohen me femra mësuese të shkollës fillore apo të mesme.

Policët

Femrat police priren të martohen me meshkuj të profesionit të njëjtë.

Meshkujt policë priren të martohen me femra mësuese të shkollës fillore apo të mesme.

Infermierët

Femrat infermiere priren të martohen ne meshkuj menaxherë.

Meshkujt infermierë priren të martohen me femra të profesionit të njëjtë.

Menaxherët e marketingut

Femrat e këtij profesioni priren të martohen me meshkuj që janë menaxherë.

Meshkujt e këtij profesioni priren të martohen me femra mësuese të shkollës fillore apo të mesme.

Psikologët

Dy gjinitë priren të martohen me partnerë të profesionit të njëjtë./real-news.tv