Profesori Fakultetit të Mjekësisë Veterinare Selim Luku, humb jetën nga COVID-19

foto-16-380x200.jpg

Profesori Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Selim Luku ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Lajmin e ka konfirmuar në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Shoqata e Veterinare Shqiptare.

Prof. Dr Selim Luku është një prej pedagogëve më afatgjatë në Universitetin e Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare.

 

Statusi:

Lamtumire Prof. Selim Luku

Profesori i Fakultetit te Mjekesise Veterinare Selim Luku, i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” nuk mundi ti mbijetojë CoViD19.

Prof. Dr Selim Luku është një prej pedagogëve më afatgjatë në Universitetin e Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare.

Janë me mijëra studentët që prej tij kanë marrë bazat e histologjisë dhe të anatomisë. Mirënjohje për veprën tuaj Profesor.Të qoftë e lehtë lëndina përhershme Profesor dhe të prehesh në Parajsë!

 

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303